Dardan Berisha vendimtar në fitoren e tretë radhazi të Pejës në Superligë

Dardan Berisha

GO+ Peja ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, duke triumfuar ndaj Borës me rezultat të ngushtë 94:96 (17:30, 32:24, 24:22, 21:20), në një sfidë shumë interesante që u zhvillua në Mitrovicë.

Heroi i ndeshjes ishte Dardan Berisha, i cili me pikët e tij në momentet vendimtare i siguroi fitoren skuadrës verdhezi. Ai shënoi 22 pikë, po aq sa edhe bashkëlojtari i tij, Tajh Green.

Te vendasit u dallua Adem Mekiq me një paraqitje shumë të mirë, duke realizuar 23 pikë, 10 kërcime dhe 8 asistime.

Pas tre xhirove të para, GO+ Peja mbetet me bilanc perfekt prej tre fitoreve, ndërsa Bora vazhdon pa fitore, me tri humbje radhazi.