Dabiqaj përsëri shpëtimtar i Dritës, gol me vlerë prej 133 mijë eurosh!

Skuadra e Dritës ka arritur një barazim të rëndësishëm në transfertë ndaj KuPS në Finlandë, duke siguruar 133 mijë euro shpërblim nga UEFA për pikën e fituar në fazën e ligës në Conference League.

Pas një pjese të parë pa gola, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 74-të me një supergol të Parzyszek, por vetëm shtatë minuta më pas reagoi Albert Dabiqaj, i cili barazoi me kokë pas asistit të Shejit.

Në minutat e fundit Kristal Abazaj ishte pranë fitores, por u ndal nga portieri Kreidl, duke bërë që sfida të mbyllet 1-1.

Me këtë rezultat, Drita jo vetëm që merr pikë me vlera, por gjithashtu përfiton financiarisht, me barazimin që vlen 133 mijë euro, ndërsa një fitore do të shpërblehej me plot 400 mijë euro.

Një barazim pozitiv për gjilanasit, që tashmë shohin me më shumë optimizëm vazhdimin e aventurës evropiane.

Drita merr një pikë historike në Finlandë – Shkëndija ka pësuar humbje