Arbër Hoxha, ylli i rilindur i Dinamos, shpallet lojtari i muajit në Kroaci

Arbër Hoxha

Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në elitën e futbollit kroat, ndonëse ende me minutazh të kufizuar.

Muaji shtator ka sjellë fundin e një tjetër cikli në SuperSport HNL – kampionatin elitar kroat – dhe bashkë me të janë ndarë edhe çmimet për më të mirët e muajit. Në qendër të vëmendjes është Arbër Hoxha, lojtari i Dinamos së Zagrebit, i cili është shpallur „Lojtari i Muajit“, duke lënë pas disa prej emrave më të njohur të ligës.

Efikasitet që bën diferencën

Edhe pse në mesatare ka luajtur vetëm 39 minuta për ndeshje, Hoxha ka qenë vendimtar në momentet kyçe. Ai shkëlqeu në derbin ndaj Hajdukut, ndërsa në përballjen ndaj Slaven Belupos shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në vetëm 45 minuta lojë – një efikasitet që e vendosi në krye të renditjes për këtë çmim.

Arbër Hoxha
Arbër Hoxha

Renditja për lojtarin e muajit:

  1. Arbër Hoxha (Dinamo) – 102.1 pikë

  2. Nail Omeroviç (Osijek) – 78.0

  3. Iuri Tavares (Varazhdin) – 52.7

  4. Sandro Kulenoviç (Dinamo) – 46.6

  5. Josip Mitroviç (Slaven Belupo) – 40.6

Arbër Hoxha, me paraqitjet e tij mbresëlënëse, po e forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një nga lojtarët më premtues shqiptarë në futbollin evropian. Suksesi i tij në një klub si Dinamo Zagreb është një dëshmi e rritjes së tij dhe e potencialit për të shënuar edhe më shumë në muajt që vijnë.