Analizë, videokronikat: Gjilani – Dukagjini dhe Malisheva – Ballkani

Gjilani - Dukagjini

Sot, në Gjilan u zhvillua një ndeshje pa shumë raste shënimi, por me shumë tension, mes dy skuadrave me dëshira krejt të ndryshme.

Dukagjini i rreshtuar komplet mbrapa – thjesht nuk donin të humbnin, e kuptueshme. Edhe zhagitja bënte pjesë në këtë qëllim të tyre. Sa do që neve mund të mos na pëlqej kjë mënyrë loje, Dukagjinit i doli mirë. Kjo, në një masë, i tejkalonte nervozat e skuadrës vendase. Gjilani me posedim të plotë, por shterpë, me shumë pak tentime drejt portës.

Sado që në fund skuadra vendase ishte e revoltuar, në fakt, nuk dihej ku fshihej ajo revoltë. Nuza me ndihmësit e tij e kryen punën në mënyrë korrekte, pa ndikuar në ndonjë situatë të kontestueshme, ndoshta në një karton të verdhë për lojtarin e Dukagjinit edhe mund të ngrehin zërin. Ishte rasti i ndërhyrjes së Isenit në Armend Thaqin në mesfushë në vijën anësore në fillim të minutës së 77-të, e ku lojtari i Dukagjinit kishte një karton të verdhë më parë.

Tension absolutisht i panevojshëm i një skuadre mirëpaguar – kundrejt një ekipi që nuk ka marrë paga pothuajse tre muaj.

Përndryshe, është për t’u vlerësuar, por edhe për t’u çuditur për së mbari, se Ismet Munishi ishte tejet i qetë – si gjatë ndeshjes, si pas saj, dhe në deklaratë. Një Ismet që do të donim ta shihnim gjithmonë. Kishte udhëtuar në Gjilan për të mos u mposhtur, por u kthye me gjahun plot.

Ndërsa, një ekip me lojtarë jashtëzakonisht cilësorë, së pari do t’i duhej qetësia. Sepse, nëse Genc Nuza nuk ju bën derman, nuk dihet me cilin tjetër gjyqtar do të ishin të kënaqur – nëse veç jo me të.

Kronika e ndeshjes, Malisheva – Ballkani 0-5