Pse Mirel Josa qëndroi ulur gjatë fitores së sotme në Superiore?

Mirel Josa

Trajneri Mirel Josa komentoi pas fitores 2-1 të Bylisit ndaj Vorës në ndeshjen e fundit të kampionatit. Fitorja e siguronte skuadrës tre pikë të rëndësishme dhe Josa u shpreh i kënaqur me performancën e lojtarëve.

Gazetarët e pyetën edhe për situatën e pazakontë gjatë ndeshjes, ku Josa nuk u pa aktiv në pankinë si zakonisht, por qëndroi ulur gjatë pjesës më të madhe të takimit.

“Direktivat iu ishin dhënë lojtarëve, thashë mos të jap njëherë, por të japin direktiva ndihmësit e mi. Nëpërmjet meje sigurisht,” u shpreh Josa për “RTSH”, duke sqaruar mënyrën e menaxhimit të ndeshjes.

Trajneri theksoi se fitorja është fryt i punës së skuadrës dhe bashkëpunimit në pankinë.

Pas 9 ndeshjeve, Bylis është në pozitën e 7 me 9 pikë.