Tre ndeshje, tre fitore për bardhekaltrit – Sigal Prishtina mposht Rahovecin 029

KB Prishtina

Sigal Prishtina ka vazhduar ecurinë perfekte në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Bardhekaltrit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029 me rezultatin 77:68 (22:21, 11:20, 17:16, 18:20).

Ndeshja ishte e luftuar, por mysafirët patën më shumë qartësi në momentet vendimtare. Te Rahoveci u dallua Isiah Umipig me 26 pikë dhe katër asistime, ndërsa për Prishtinën, Deondre Burns kontribuoi me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Pas kësaj sfide, Rahoveci 029 mbetet me një fitore dhe dy humbje, ndërsa Sigal Prishtina e mban bilancin perfekt prej tre fitoresh në po aq ndeshje.

Dardan Berisha vendimtar në fitoren e tretë radhazi të Pejës në Superligë