Katër ndeshjet e zhvilluara sot në futbollin vendor kanë sjellë rezultate me peshë për skuadrat që luftojnë për mbijetesë dhe ato që synojnë kreun.
Në Superligë, Gjilani ishte pranë fitores së madhe në Suharekë, por Ballkani arriti të barazojë në minutat shtesë, duke ndarë pikët në një duel dramatik. Ndërkohë, Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire në Lipjan ndaj Prishtinës së Re, duke u larguar përkohësisht nga zona e rrezikut.
Në Ligën e Parë, Ramiz Sadiku dhe Kika kanë korrur fitore të rëndësishme në ndeshjet e zhvilluara në fushat e tyre. Ramiz Sadiku arrin në 24 pikë dhe mbetet në garën për vendet e para, ndërsa Kika me 15 pikë largohet ndjeshëm nga pozitat e rrezikshme në renditje.
BALLKANI – GJILANI 1-1
Golashënues: Ribeiro 90’+3 – Edi Basa 69′
Ballkani: Iljazi, Tolaj, Serebe, Kryeziu, Ismajlgeci, Vokrri, Deliu, Letaj, Batarelo, Diene, Jashanica.
Gjilani: Laroshi, Arm. Thaqi, Adili, Zebiç, A. Thaqi, Bilalli, Boshnjaku, Totre, Morina, Prapashtica, Jaroviç.
PRISHTINA E RE – MALISHEVA 0-2
Golat: Altin Aliu 10′, 39′
PRISHTINA E RE: Morales, Rudaj, Prençi, Gomes, Hasanaj, Vitija, Dadet, Baholli, Zeqiri, Eze, Fazliu.
MALISHEVA: Avdyli, Kryeziu, Opeh, Veliu, Vitija, Ndijigi, Ferati, Aliu, Xhylani, Diatta, Zeka.