Sot starton java e 8-të në Abissnet Superiore me tri përballje interesante. Ndeshja hapëse është ajo mes Vorës dhe Dinamos, që fillon në orën 14:00.

Vëmendja më e madhe e ditës shkon në Shkodër, ku nga ora 17:00 do të zhvillohet “Derbi i Shqipërisë” mes Vllaznisë dhe Tiranës. Po në të njëjtin orar, Elbasani pret Bylisin në një tjetër duel të rëndësishëm për ecurinë e sezonit.
Java përmbyllet të shtunën me dy takime: në Tiranë, Partizani do të përballet me Egnatian, ndërsa në Durrës, Teuta e pamposhtur deri tani pret Flamurtarin që ende nuk ka shënuar fitore.
Standings provided by Sofascore