Siç informon grupi i tifozëve në rrjetin social në facebook Ultras Kosova, rasti ka ndodhur në Igalo të Malit të Zi.
Një grup tifozësh nga “Arpagjikt” është ndaluar sot nga policia malazeze në stacionin policor të Igalos, pasi dyshohet se kanë mbuluar një grafit me mbishkrimin “Delije”, tifoz të Crvena zvezdës së Beogradit.
Pas këtij veprimi, i gjithë autobusi me të cilin udhëtonin tifozët është ndaluar për kontroll të detajuar nga autoritetet.
Aktualisht pritet më shumë informacion mbi gjendjen dhe trajtimin e tifozëve nga autoritetet malazeze, ndërsa në ora 21:00 kanë pasur të paraqitën në gjyqin e Herceg Novit.
