Kjo javë pritet të jetë mjaft e nxehtë, ndërsa fillon faza e dytë e kampionatit.

Drenica - Prishtina
Drenica – Prishtina

Prishtina me pesë fitore rresht dhe gjashtë ndeshje pa humbur, e pret Dukagjinin i cili nuk e ka shijuar fitoren në tre ndeshjet e fundit ku ka regjistruar dy humbje. Pra Prishtina synon të forcojë lidershipin, ndërsa „Hithat“ të këndellen në „Fadil Vokrri“.

Llapi - Ferizaj
Llapi – Ferizaj

Drita, e cila sot ndeshet me Omonian, ku pritet të ketë mjaft lodhje fizike, e pret të dielën Ferizajn i cili më në fund ka dhënë shenja të këndelljes duke fituar një dhe barazuar një takim të fundit dhe do të tentojë të zgjasë këtë seri pozitive.

Ballkani – Gjilani, skuadra suharekase, në ndjekje të Prishtinës, ajo e Gjilanit pas fitores së parë pas tre humbjeve rresht, zor ndeshje e parashikuar, megjithatë favorit në letër mbeten „portokallinjtë“.

Prishtina e Re - Gjilani
Prishtina e Re – Gjilani

Prishtina e Re dhe Malisheva, synimi i dy skuadrave është të këndellen, barazimi do t’i mbante në vazhdim të vuajtjeve, ndërsa kush fiton, do të mendojë që ia hedh krizës.

Ndeshja e fundit, Llapi dhe Drenica, kuqezinjtë pas tre humbjeve rresht, do të provojnë të këndellen në „Zahir Pajaziti“, por Llapi nuk mposhtet aq lehtë në fushën e vet.

Ballkan - Dukagjini
Ballkan – Dukagjini

E shtunë – 25 tetor 2025
Prishtina e Re – Malisheva | Ora 13:00
Ballkani – Gjilani | Ora 13:00
Prishtina – Dukagjini | Ora 18:30

E diel – 26 tetor 2025
Drita – Ferizaj | Ora 13:00
Llapi – Drenica | Ora 13:00

AlbiMall Superliga: Tabela, Java 9
AlbiMall Superliga: Tabela, Java 9