Momenti i Borges shpëton Sportingun

Një gol i hershëm nga Igor Paixao në “Estadio Jose Alvalade” i dha Olympique de Marseille arritjen e 100 golave në fazën finale të Ligës së Kampionëve, por Sporting CP reagoi fuqishëm për të përmbysur rezultatin dhe siguruar një fitore 2-1, duke i dhënë fund serisë prej pesë fitoresh të njëpasnjëshme të skuadrës franceze.

Në formë të shkëlqyer dhe në serinë e tyre më të mirë që nga janari i vitit 2023, Marseille e nisi ndeshjen me vendosmëri dhe kaloi në avantazh që në minutën e 15-të. Një krosim diagonal i Pierre-Emerick Aubameyang nga krahu i djathtë gjeti Paixão-n në kufijtë e zonës, i cili me një goditje të bukur harkore dërgoi topin në këndin e largët. Ky ishte goli i tij i tretë në këtë edicion të Champions-it. Braziliani ishte pranë një asistimi të menjëhershëm, kur pas një gabimi në mbrojtjen e Sporting, shërbeu për Mason Greenwood, por ky i fundit gaboi përballë portës.

Sporting nisi të reagojë, por momenti më i diskutueshëm i pjesës së parë ndodhi në fund të saj, kur një faull i supozuar nga Maximiliano Araújo ndaj Emerson Palmieri brenda zonës u interpretua fillimisht si penallti për Marseille. Megjithatë, pas rishikimit me VAR, arbitri Rade Obrenovič jo vetëm që anuloi vendimin, por edhe përjashtoi Emersonin me kartonin e dytë të verdhë, vetëm pesë minuta pasi ishte ndëshkuar për një prekje me dorë.

Përparësia numerike i dha mundësinë Sportingut të kontrollojë lojën në 15 minutat e para të pjesës së dytë. Geovany Quenda goditi shtyllën e djathtë nga një kënd i ngushtë, ndërsa Luis Suárez – autori i golit të vetëm të Sporting në humbjen 2-1 kundër Napolit në javën e dytë – pati një rast të artë për të barazuar, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Presioni i vendasve po rritej dhe goli erdhi pesë minuta pasi Geny Catamo zëvendësoi Quenda-n. Pedro Gonçalves pranoi një pasim nga Suárez dhe shërbeu për Catamo-n, i cili me një goditje të ulët mposhti portierin Gerónimo Rulli. Fillimisht u anuluar për pozicion jashtë loje, por VAR e përmbysi vendimin e gjyqtarit anësor, duke çuar në 19 numrin e ndeshjeve radhazi në të cilat Sporting ka shënuar në faza grupi ose liga europiane.

Me shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit të Sportingut në Ligën e Kampionëve që kishin prodhuar më shumë se 2.5 gola, tifozët besnikë në “Alvalade” shpresonin në përmbysjen e plotë – dhe ajo erdhi në minutën e 85-të. Alisson Santos depërtoi nga e majta dhe lëshoi një goditje nga distanca, e cila u devijua nga Benjamin Pavard dhe përfundoi në rrjetë pas një harkimi të pabesueshëm mbi Rulli-n.

Ky gol rezultoi vendimtar, duke i dhënë Sportingut vetëm fitoren e dytë në nëntë ndeshjet e fundit në Champions, por padyshim një sukses që mund të shërbejë si pikënisje për ditë më të mira.