Peja rrumbullakëson një natë të trishtë për basketbollin kosovar – humbje në Zagreb ndaj Dubravës

KB Peja

Skuadra e Pejës ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Ligën ENBL, kësaj radhe në udhëtim ndaj KK Dubrava në Zagreb, me rezultat 98:83.

Dubrava – Peja 98:83
(22:19, 28:21, 15:26, 33:17)

Kjo ishte humbja e tretë për klubet kosovare në garat ndërkombëtare gjatë mbrëmjes së sotme, pasi më herët pësuan edhe Bashkimi e Trepça në FIBA Europe Cup.

Pejanët nuk e gjetën ritmin në shumicën e ndeshjes. Fituan çerekun e tretë me 11 pikë diferencë, por në çerekun e katërt u shkatërruan nga Dubrava që thelloi rezultatin dhe mbylli sfidën me plot 15 pikë epërsi.

Më të mirët te Peja:

  • Cameron Edwards: 17 pikë, 11 kërcime, 1 asistim (25:08 minuta)

  • Troy Green: 16 pikë, 4 kërcime (36:09 minuta)

  • Javion Johnson: 16 pikë, 3 kërcime, 9 asistime (32:19 minuta)

  • Flatten: 14 pikë, 5 kërcime, 4 asistime (34:36 minuta)

  • Malaj: 9 pikë, 3 asistime (27:30 minuta)

Më të dalluarit te Dubrava:

  • Karlo Krajina: 28 pikë, 10 kërcime, 4 asistime (34:26 minuta)

  • Edin Sabic: 18 pikë, 1 kërcim, 2 asistime (22:53 minuta)

  • Jeremiah Wright: 18 pikë, 3 kërcime, 7 asistime (33:56 minuta)

  • Caleb Schwartz: 13 pikë, 4 kërcime (30:21 minuta)

Humbje e rëndë e Bashkimit në Itali – Reggiana dominon në çdo aspekt