Granit Dervisholli nuk do të jetë më kryetrajner i skuadrës së Feronikelit. Burime të sigurta për Kërlaçki bëjnë të ditur se klubi nga Drenasi ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me trajnerin, pavarësisht rezultateve të arritura deri më tani.
Dervisholli e ka lënë ekipin në vendin e dytë të Ligës së Parë, por duket se drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me këtë pozicion, çka mund të ketë ndikuar në vendimin për ndarjen me të.
Sipas të njëjtave burime, shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi i largimit të tij, ndërsa emri më i përfolur për ta zëvendësuar është Granit Begolli.