Liria me mobilizim special për derbin ndaj Vëllaznimit: Ejani në stadium, kjo është një sfidë jetike për qytetin

liria vellaznimi

Pas fitores ndaj Ramiz Sadikut në fundjavë, Liria pret të mërkurën në Prizren rivalin e vjetër, Vëllaznimin, në derbin e Rrafshit të Dukagjinit. 

Klubi ka bërë thirrje për të gjithë tifozët, të rinjtë dhe gjeneratat e vjetra që të mbështesin ekipin në këtë përballje, të cilën e konsiderojnë jetike.

Prizren – koha për Lirinë. Lirinë e “Perparim Thaçit”, edhe historinë qe ky klub e ka shkru me dekada, me djersë e me shpirt. Ky qytet nuk e ka futbollin veç sport – e ka identitet, krenari, mënyrë jete.
Tash, ma shumë se kurrë, Liria ka nevojë për krejt ju: për t’rijtë që janë e ardhmja, për gjeneratat e vjetra që e mbajnë mend dikur, për fëmijët që po rriten me këtë fanellë, për secilin që ka kajt e ka bërtit për këtë klub. Dashnia për Lirinë s’matet veç me derbin e Dukagjinit. Ajo tregohet ndeshje mbas ndeshje, minutë mbas minute e moment mbas momenti.
Këtë t’Mërkurë, “Ditën e Pazarit”, n’shpinë tonë “Perparim Thaçi”, e presim KF Vëllaznimin e Gjakovës – ndeshje jetike jo veç për ekipin, po për krejt qytetin. Thirrja është e qartë: Hajde n’stadium. Hajde n’shpine e dytë. Për Lirinë. Për Prizrenin. Për historinë tonë“, ka shkruar Liria në faqen zyrtare në Facebook.
S