Pas ndarjes me konsensus nga trajneri Carlos Garcia, Flamurtari i Vlorës ka emëruar teknikun italian Francesco Moriero si trajner të ri të skuadrës.
Moriero vjen me një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur në nivelet më të larta të Serie A, si dhe me përvojë të konsiderueshme si trajner në Itali dhe jashtë saj. Klubi vlonjat shpreh besimin se ai do të sjellë profesionalizëm, pasion dhe një vizion të qartë për zhvillimin e ekipit.
Moreiro, dikur veshte fanellën e Romës, Interit dhe Napolit. Ndërsa si trajner, i ka prirë Dinamos së Tiranës dhe Laçit.
„Mirë se erdhe në familjen tonë, Mister Francesco Moriero!“ – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Njëkohësisht, Flamurtari ka falënderuar trajnerin e deritanishëm, Carlos Garcia, për punën e bërë, duke vlerësuar profesionalizmin dhe kontributin e tij gjatë periudhës që drejtoi skuadrën.