Albion Rrahmani shënon golin e gjashtë sezonal në derbin e Pragës 

Albion Rrahmani

kampionatin çek po zhvillohet derbi i madh i Pragës, ku Sparta ka barazuar rezultatin falë një tjetër goli nga Albion Rrahmani.

 

Sulmuesi kosovar ka realizuar golin e tij të gjashtë sezonal, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe rëndësinë që ka për skuadrën kryeqytetase, një prej dy pretendenteve kryesore për titull në Fortuna Liga.

Shënimi në një përballje kaq të madhe është edhe një tjetër arritje për bomberin dardan, i cili pas kësaj ndeshjeje do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për dy sfidat e radhës kualifikuese ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.