Vllaznia rrëzon Elbasanin dhe ngjitet në krye

Me një gol të vetëm, por me lojë plot raste, kuqeblutë treguan forcën e tyre në “Loro Boriçi”.

 

VLLAZNIA–ELBASANI 1-0

⚽ 41′ Kastrati

 

Në supersfidën e javës, Vllaznia arriti një fitore me shumë peshë ndaj rivalit direkt për kreun, Elbasanit. Goli i Kastratit në minutën e 41-të mjaftoi që shkodranët të marrin tre pikë dhe t’i rrëmbejnë vendin e parë verdhebluve.

 

Pjesa e dytë ishte një festival rastesh të humbura nga të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar. Me këtë fitore, Vllaznia jo vetëm merr kryesimin, por edhe dërgon mesazhin e qartë: gara për titull ka një pretendent serioz.