Hibernian ka mposhtur kampionen tonë U19, 2 Korrikun, me rezultat 4-0.
Derisa në pjesën e parë të përzgjedhurit e trajnerit Ardit Gashi u mbajtën disi me vetëm një gol në disavantazh (Rudi Molotnikov 11′), në pjesën e dytë prishtinasit pothuajse u dorëzuan tërësisht.
Jamie McMurdo shtoi epërsinë në minutën e 67-të, Davidson ngriti në 3-0 në minutën e 74-t dhe golin e fundit për fitoren e thellë e shënoi Gillie në minutën e 78-të.
Statistikisht, 2 Korriku arriti të zbusë shifrat – në fund arriti mbi 40% të mbajtjes së topit, kurse pati edhe 8 gjuajtje, por asnjë në kuadrat, ndryshe prej 12 totale të Hibernianit, nga të cilat 6 në kuadrat.
Se a do të mund të rikthehet skuadra në ndeshjen e kthimit, zor të themi – skuadra verdhekalter nuk e ka cilësinë e edicionit të kaluar, kanë ndërruar edhe gjenerat.