Turneu memorial i shahut Mustafë Ibrahimi”– edicioni i 13-të – Nderim Saraçi fitues absolut

Me përfundimin e edicionit të 13-të të turneut memorial të shahut “Mustafë Ibrahimi”, ky aktivitet tradicional dëshmoi edhe një herë rëndësinë dhe qëndrueshmërinë në kalendarin sportiv vendor.

Turneu mban emrin e të ndjerit Mustafë Ibrahimi, ish-drejtor në Bankën NLB, i cili ishte i njohur për kontributin e tij të madh në mbështetje të sportit dhe aktiviteteve komunitare. Banka NLB vazhdon të jetë sponsor kryesor i këtij eventi, duke nderuar trashëgiminë dhe humanizmin e tij.

Fitues i këtij edicioni u shpall Nderim Saraçi, me 11 pikë të grumbulluara, duke lënë pas Shqipdon Mehmetin me 9 pikë dhe Endrit Urucin me 8½ pikë.

Top 10 renditja finale:

  1. Nderim Saraçi – 11 pikë

  2. Shqipdon Mehmeti – 9 pikë

  3. Endrit Uruci – 8½ pikë

  4. Alaudin Shtavica – 7½ pikë

  5. Liridon Behrami – 7 pikë

  6. Sabri Halili – 7 pikë

  7. Jahjush Sahiti – 7 pikë

  8. Qamil Fetiu – 7 pikë

  9. Korab Saraçi – 6½ pikë

  10. Bujar Fetiu – 6½ pikë

Në turne morën pjesë gjithsej 47 garues, duke përfshirë shahistë të të gjitha moshave dhe nga vende të ndryshme, çka tregon për interesimin dhe vlerën e këtij eventi në komunitetin e shahut në Kosovë.

Përveç karakterit garues, turneu ishte një homazh i denjë për figurën e Mustafë Ibrahimit, një personalitet që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në mbështetjen e sportit dhe aktiviteteve kulturore në vend.