Pas katër ndeshjesh pa fitore, Trepça më në fund gjeti rrugën e suksesit, duke mposhtur Tefik Çangën me rezultat 3-2 në Mitrovicë. Kjo ishte vetëm humbja e tretë për skuadrën nga Ferizaj, që deri më tani ka pasur paraqitje solide në Ligën e Parë.

Trajneri i Trepçës, Emin Baliqi, pas ndeshjes u shpreh për Kërlaçkin se fitorja ishte e rëndësishme, si për rezultat, ashtu edhe për moralin e skuadrës:
“Kriza ishte evidente – humbje, barazime që ndoshta nuk reflektonin lojën tonë, por në fund flitet vetëm për rezultat. Sot ishte një fitore e vështirë përballë një ekipi që nuk është rastësisht në pjesën e sipërme të tabelës. Ishim të ngarkuar psikologjikisht, sepse vetë mungesa e pikëve sjell presion. Por Trepça është Trepçë, në fund të fundit kemi obligim të jemi lart në renditje. I përgëzoj lojtarët për angazhimin – kjo fitore u takon atyre që nuk u dorëzuan deri në fund. Shpresoj dhe besoj që kjo ndeshje do të shërbejë si pikë kthese për ne.”
Në javën e 13-të, Trepça do të përballet në udhëtim me Vjosën, e cila këtë javë siguroi një fitore të madhe në Prizren ndaj Prizrenit, në një përballje direkte për mbijetesë.
Liga e Parë: Vushtrria ngjitet në krye, Trepça ’89 fiton derbin me Feronikelin