Tifozët gjermanë me mesazh provokues ndaj Zrinjskit të Hercegovinës

Mainz - Zrinjski

Zrinjski i Mostarit u mposht në transfertë nga Mainzi me rezultat 1:0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Golin për skuadrën gjermane e realizoi Nelson Weiper në minutën e 24-të. Kampioni i Bosnjës dhe Hercegovinës mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 37-të, pasi Igor Saviq u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Skuadra nga Hercegovina pati një mbështetje të madhe në Gjermani, ku llogaritet se mbi katër mijë tifozë – si nga Bosnja, ashtu edhe emigrantë – kishin ardhur për ta ndjekur ekipin.

Gjatë ndeshjes, tifozët vendas shpalosën një pankartë provokative ku shkruhej: “Smash ustasha – (rrahe ustashin), rrofshin partizanët.”

Mainz - Zrinjski
Mainz – Zrinjski

Zrinjski është i njohur si klub me prirje nacionaliste kroate në Bosnjë dhe Hercegovinë. Tifozët e tij, të njohur si “Ultrasit e Mostarit”, shpesh përdorin simbole dhe referenca të luftës apo motive nacionaliste kroate. Në të kundërt, tifozët e Mainzit janë të pozicionuar politikisht në të majtë dhe njihen për qëndrimet e tyre kundër çdo forme shovinizmi, të cilat i shprehin përmes pankartave dhe sloganeve.

Nuk dihet ende nëse UEFA do të marrë masa disiplinore ndaj klubit gjerman për këtë pankartë.