Zvicra mbetet e pamposhtur në Grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, por vetëm me një barazim pa gola (0-0) ndaj Sllovenisë në Ljubljanë – një rezultat që u hap rrugën Kosovës. Gjermania dhe Sllovakia triumfojnë, vazhdon lufta për Grupin A.
Përkundër dominimit në posedim, “Helvetikët” nuk arritën të krijojnë raste të qarta, dhe për 81 minuta nuk regjistruan asnjë goditje në portë. Sllovenia kishte rastin më të mirë në minutën e 71-të me Benjamin Sheshkon, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.
Kjo barazim ka rëndësi të veçantë për Kosovën, e cila pas fitores historike ndaj Suedisë në Gothenburg, afrohet në vetëm tre pikë nga kreu i grupit, duke e mbajtur të gjallë ëndrrën për një kualifikim historik.
Gjermania dhe Sllovakia triumfojnë – lufta për kreun e Grupit A mbetet e hapur
Gjermania ka ruajtur vendin e parë në Grupin A pas një fitoreje të ngushtë 1-0 ndaj Irlandës së Veriut në Windsor Park. Goli i vetëm u shënua nga Nick Woltemade në minutën e 31-të, pas një goditjeje këndi që përfundoi në rrjetë përmes shpinës së tij – goli i tij i parë me kombëtaren. Irlandezo-veriorët rrezikuan disa herë, por nuk arritën të thyjnë mbrojtjen gjermane.
Sllovakia ngjitet në vendin e dytë pas suksesit ndaj Luksemburgut
Në një ndeshje me shumë rëndësi, Sllovakia mposhti Luksemburgun 2-0 në shtëpi, duke kaluar në vendin e dytë në grup. Golit të parë i dha fund pritjes në minutën e 55-të me Adam Obert që realizoi nga distanca, ndërsa Ivan Schranz vulosi fitoren pas 72 minutash – vetëm dy minuta pasi u fut në lojë. Pavarësisht dëmtimit të menjëhershëm, goli i tij ishte vendimtar për tre pikët.
Pas këtyre rezultateve, Gjermania dhe Sllovakia kanë pikë të barabarta, por “Die Nationalelf” kryeson për shkak të golaverazhit më të mirë. Iranda e Veriut zbret në vendin e tretë, ndërsa Luksemburgu është zyrtarisht jashtë garës për Botërorin.