Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë lojtari më vendimtar i skuadrës së Basel këtë sezon në Zvicër. Në ndeshjen e javës së 9-të të kampionatit zviceran, Basel që është duke mposhtur ekipin e fundit në tabelë, Winterthur, me një paraqitje bindëse. Shaqiri realizoi nga penalltia në minutën e 30-të për rezultatin 2-0 dhe vetëm tre minuta më vonë asistoi për golin e tretë të skuadrës.
Me këtë gol dhe asistim, futbollisti shqiptar arrin kuotën e 5 golave dhe 5 asistimeve në Superligën zvicerane për këtë edicion.
Shaqiri ka kontribuar gjithashtu me një gol në kualifikueset për Ligën e Kampionëve dhe një tjetër në Kupën e Zvicrës, si dhe një asistim shtesë në këto gara.
Në total për edicionin aktual, Shaqiri numëron 7 gola dhe 6 asistime në të gjitha kompeticionet me fanellën e Basel – formë që e konfirmon si lider të padiskutueshëm të skuadrës.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 73-të.