Dueli në distancë mes dy ikonave të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, vijon. Në moshën 38-vjeçare, “La Pulga” ka vendosur një tjetër rekord me përfaqësuesen e Argjentinës, në fitoren 6-0 ndaj Porto Rikos në një ndeshje miqësore.
Kapiteni i “Albiceleste” dhe i Inter Miami dha dy asistime gjatë takimit, duke u bërë asistuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar me 60 asistime për kombëtaren. Me këtë arritje, Messi la pas mikun e tij të dikurshëm te Barcelona, Neymar Jr., i cili numëron 59 asistime me Brazilin.
Asistuesit më të mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar – Top 3:
-
60 – Lionel Messi (Argjentinë)
-
59 – Neymar (Brazil)
-
58 – Landon Donovan (SHBA)
Messi, lider absolut i asistimeve në ndeshjet ndërkombëtare pas paraqitjes spektakolare ndaj Porto Rikos
Lionel Messi theu një tjetër rekord gjatë fitores bindëse 6-0 të Argjentinës kundër Porto Rikos, në një ndeshje miqësore.
Ylli i Inter Miami dha dy asistime brilante për Gonzalo Montiel dhe Lautaro Martinez, duke arritur në kuotën e 60 asistimeve me Argjentinën dhe duke kaluar Neymarin (59) në renditjen historike të asistuesve në ndeshjet ndërkombëtare.
38-vjeçari është tashmë vetëm dy asistime larg shifrës prej 400 asistimesh në karrierën e tij.
Messi ka realizuar 114 gola për kombëtaren argjentinase, duke u renditur i dyti në historinë e golashënuesve ndërkombëtarë pas Cristiano Ronaldos, që kryeson me 143 gola.
Fituesi i tetë herë i “Topit të Artë” ka shkëlqyer edhe këtë sezon në MLS, me 26 gola dhe 15 asistime për Inter Miami.