Kupa e Botës 2026: 28 shtetet të kualifikuara – mbeten edhe 20 vende bosh

Anglia

Me përfundimin e afërt të fazës kualifikuese, janë plotësuar tashmë 28 nga 48 vendet e disponueshme për Kupën e Botës “FIFA 2026”.

Tre vendet organizatore nga Amerika e Veriut – Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja – janë të konfirmuara automatikisht si nikoqire të turneut. Anglia gjithashtu siguroi kualifikimin këtë javë.

Azia shënon një rekord historik me tetë përfaqësuese të kualifikuara: Japonia, Irani, Koreja e Jugut, Australia, Uzbekistani, Jordania, Katari dhe Arabia Saudite.

Afrika do të përfaqësohet deri tani nga gjashtë shtete: Maroku, Egjipti, Algjeria, Tunizia, Gana dhe Afrika e Jugut – ndërkohë që debutuesit Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë dhe Senegali i janë bashkuar listës.

Amerika e Jugut sjell ekipet e saj tradicionale: Argjentina, Brazili, Kolumbia, Uruguai, Ekuadori dhe Paraguai.

Oqeania përfaqësohet nga Zelanda e Re, e vetmja e konfirmuar deri tani nga ky rajon.

Ndërkohë, 20 vende të tjera do të plotësohen pas raundeve të fundit kontinentale dhe ndeshjeve “play-off”.

Kupa e Botës 2026, e cila do të organizohet për herë të parë në histori me 48 skuadra, do të mbahet në mënyrë të përbashkët nga Meksika, SHBA dhe Kanadaja.