Igor Tudor tregon vendimin e marr për Edon Zhegrovën për ndeshjen derbi me Milanin

Trajneri Igor Tudor ka konfirmuar se sulmuesi portugez Francesco Conceicao do të jetë titullar në derbin e madh ndaj AC Milanit.

Juventusi do të jetë nikoqir i kuqezinjve, të cilët po kalojnë një formë të shkëlqyeshme këtë sezon nën drejtimin e Max Allegrit.

Fillimisht kishte pritje që Edon Zhegrova ta niste ndeshjen nga minuta e parë, pasi në përballjen e fundit ndaj Villarrealit u la në stol. Megjithatë, anësori kosovar pritet të jetë opsion nga banka e rezervave.

Tudor, në prononcimin e tij për “DAZN”, konfirmoi se porugezi Conceicao do të nisë si titullar ndaj Milanit.

Tudor dhe Zhegrova
Tudor dhe Zhegrova

“Conceicao do të startojë sepse është lojtar i rëndësishëm. Zhegrova po punon mirë, ka problemet e tij me të cilat jemi duke punuar. Ka qenë jashtë për një vit, po mundohet vazhdimisht dhe do të na ndihmojë”, deklaroi trajneri i Juventusit.

Zhegrova ndërkohë është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës për ndeshjet e tetorit kundër Sllovenisë dhe Suedisë, pavarësisht spekulimeve të fundit rreth pranisë së tij.

Edon Zhegrova
Edon Zhegrova

Përballja e shumëpritur Juventus – AC Milan zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 20:45.