Flamurtari më në fund është rikthyer te fitorja, duke mposhtur Podujevën me rezultatin e pastër 3-0. Kuqezinjtë treguan dominim të plotë në fushë dhe arritën një fitore të rëndësishme pas një periudhe të vështirë.
Megjithatë, dita nuk kaloi pa tensione. Gjatë ndeshjes është shfaqur një banderolë protestuese ndaj udhëheqësit të klubit, duke reflektuar pakënaqësinë e tifozëve me situatën aktuale te skuadra ikonë e kryeqytetit.
Kërlaçki ka shprehur shqetësimin për gjendjen që po kalon Flamurtari, një ndër klubet me traditë më të madhe në futbollin kosovar, që po përjeton një nga periudhat më të vështira në historinë e tij.
Flamurtari, një klub në agoni: Heshtja që po e vret një histori të tërë