Fer Volley i pandalshëm, Vëllaznimi dhe Gjinoci mbeten në fundin e tabelës

FER Volley

Raiffeisen Superliga A për femra ka përmbyllur javën e tretë me duele interesante dhe rezultate që kanë sjellë lëvizje në tabelë.

Superliga e Volejbollit Femrat
Superliga e Volejbollit Femrat

Fer Volley me fitoren e tretë radhazi

Skuadra e Fer Volley vazhdon serinë mbresëlënëse, duke regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshje. Në këtë xhiro, ferizajaset mposhtën bindshëm Vëllaznimin me rezultat 3:0 (16:25, 15:25, 20:25) në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e fshatit Gremë, për shkak të pamundësisë për të luajtur në Gjakovë. Fer Volley mbetet lidere e padiskutueshme në tabelë me 9 pikë të plota, ndërsa Vëllaznimi vazhdon pa fitore dhe mban vendin e parafundit.

Fushë Kosova ndal Skenderajn dhe ngjitet në renditje

Fushë Kosova arriti një tjetër fitore të vlefshme, këtë herë ndaj Skenderajt, me rezultat 3:1 (22:25, 25:21, 17:25, 22:25). Pas një ndeshjeje të fortë në çdo set, skuadra nga periferia e kryeqytetit arriti të ndalë serinë pozitive të Skenderajt dhe të ngjitet në kuotën e 6 pikëve, duke mbajtur hapin me kreun.

Prishtina ’75 triumfon në një ndeshje dramatike në Ferizaj

Në sfidën më emocionuese të javës, Prishtina ’75 mposhti Ferizajn me rezultat 3:2 (25:15, 22:25, 25:8, 24:26, 8:15), në një ndeshje që u vendos në setin e pestë. Ferizajaset nisën fuqishëm, por prishtinaset u rikthyen me vendosmëri, duke fituar një përballje të rëndësishme që i mban afër zonës së sipërme të tabelës.

KVF Drita
KVF Drita

Drita e pamëshirshme ndaj Gjinocit

Skuadra nga Gjilani ka shënuar fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur Gjinocin 3:0 (25:14, 26:24, 25:13). Edhe pse seti i dytë ishte më i luftuar, Drita e tregoi përvojën dhe cilësinë në momentet vendimtare. Gjinoci, ndërkohë, mbetet në fund të renditjes pa asnjë pikë të fituar.