FC Prishtina U10 merr pjesë në turneun ndërkombëtar Athinë

FC Prishtina U10

Grupmosha U10 e klubit FC Prishtina do të përfaqësojë zyrtarisht klubin në edicionin e sivjetmë të “Elite Neon Cup 2025” – një nga turnetë më prestigjiozë ndërkombëtarë për futbollin e moshave të reja, që zhvillohet në Athinë të Greqisë nga 31 tetori deri më 2 nëntor 2025.

FC Prishtina U10
FC Prishtina U10

Ky kompeticion, i njohur për pjesëmarrjen e klubeve elitare nga e gjithë bota, përfaqëson një mundësi të rrallë për zhvillimin sportiv dhe përfaqësimin dinjitoz të klubit dhe vendit. FC Prishtina i bashkohet kështu një liste ekskluzive ekipesh me emër në futbollin ndërkombëtar.

Klubi ka uruar lojtarët e vegjël për një paraqitje sa më të suksesshme dhe për një përvojë të vlefshme që do t’u shërbejë në rrugëtimin e tyre sportiv.

Në këtë turne që është prestigjioz, pritet të marrin pjesë emra klubesh të mëdhenjë nga Evropa.

Posteri
Posteri