FC Köln ka marrë një fitore të artë në transfertë ndaj Hoffenheimit (0-1), duke forcuar pozitat në zonën e sipërme të tabelës së Bundesligës. Për mysafirët shkëlqeu Said El Mala, i cili realizoi një gol spektakolar me aksion nga gjysma e fushës, që me siguri do të mbetet gjatë në kujtesën e kampionatit gjerman.
⚽️ SAID EL MALA 16′
BUNDESLIGA | 🇩🇪 HOFFENHEIM 0-1 KÖLNpic.twitter.com/LTG7M97Rbm
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 3, 2025
Hoffenheimi e nisi ndeshjen furishëm dhe pas vetëm pesë minutash ishte pranë golit me Muhammed Damarin, por portieri i Kölnit, Marvin Schwäbe, reagoi në mënyrë vendimtare. Ky shpëtim u kthye në bazë për golin e avantazhit të mysafirëve, kur El Mala ndërmori një vrapim 40 metra me topin dhe gjuajti saktë në cepin e portës.
Shqiptari Fisnik Asllani ishte një nga më aktivët për vendasit. Ai dha një asist të artë për Bazoumana Touré, por edhe atë rast e ndali portieri Schwäbe. Vetë Asllani provoi në pjesën e dytë me një vole të bukur, që kaloi shumë pranë shtyllës së portës, por pa arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Në minutat e fundit Hoffenheimi u përpoq me çdo mënyrë për të barazuar, por mungesa e goditjeve në kuadrat gjatë gjithë pjesës së dytë tregoi qartë problemet që skuadra e Ilzerit ka në sulm. Ky ishte humbja e pestë radhazi në shtëpi për Hoffenheimin, ndërsa për Kölnin fitorja ishte vetëm e dyta në 15 përballjet e fundit me këtë rival.
Kështu, ekipi i tre shqiptarëve, reprezentues të Kosovës, pësuan humbjen e tretë rresht brenda në shtëpi, ndërsa veç Hajdarit që luajti tërë ndeshjen, Asllani u zëvendësua në minutën e 70-të, kurse Avdullahu në minutën e 65-të.
