Anderlechti ka dalë fitues në derbin ndaj Standard Liège, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 të dielën, në javën e 10-të të Jupiler Pro League. Golin vendimtar e shënoi Mihajlo Cvetkoviç në fillim të pjesës së dytë.
1️⃣-0️⃣ | Mihajlo Cvetković entre en jeu et marque directement ! 👏😱 #ANDSTA
Regardez la #JPL uniquement sur DAZN ! 📲 pic.twitter.com/ssP2xHyjdE
— DAZN Belgique (@DAZN_BEFR) October 5, 2025
Kjo ndeshje shënoi rikthimin e tifozëve të Standardit në “Lotto Park”, pas një vendimi të përbashkët të marrë nga të dy klubet në dhjetor të vitit 2023 për të ndaluar udhëtimet e tifozerive mysafire, pas incidenteve të përsëritura.
Ndeshje e ekuilibruar, por me nervozizëm
Pjesa e parë ishte mjaft e balancuar dhe u karakterizua kryesisht nga një ndërhyrje e ashpër e Nilson Angulo, i cili shkelmoi në kyçin e këmbës Marco Ilaimaharitra-s. Megjithatë, mesfushori ekuadorian u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.
Cvetkoviç vendos fatin e ndeshjes
Në minutën e 53-të, Anderlecht kaloi në epërsi me Mihajlo Cvetkovic, i cili sapo kishte hyrë në lojë. Serbi përfitoi nga një top i mbetur në zonë pas një pritjeje të dobët të portierit Mathieu Epolo dhe e çoi topin në rrjetë për 1-0. Më vonë, në minutën e 72-të, Thorgan Hazard ishte pranë golit të dytë për “të purpurtit”, por goditja e tij kaloi ngjitur me shtyllën.
Standard pa fat dhe me një lojtar më pak
Standard mendoi se kishte barazuar në minutën e 81-të pas një goditjeje me kokë të Ibrahim Karamokos, por arbitri anuloi gjithçka për një faull të lehtë të Henry Lawrence ndaj portierit Coosemans. Pak minuta më vonë, në të 88-ën, Leandre Kuavita humbi një tjetër rast të mirë me kokë. Në të njëjtën aksion, Karamoko u ndëshkua me karton të dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, duke lënë skuadrën e tij me dhjetë vetë.
Anderlecht konsolidon pozitat në krye
Pavarësisht tentativave të fundit nga miqtë, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Anderlecht siguroi një fitore të rëndësishme. Falë këtij suksesi, “Les Mauves” ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Standard Liège mbetet në vendin e 12-të me 11 pikë.