Pas ndarjes me trajnerin Dervisholli, Begolli kishte filluar menjëherë stërvitjet me ekipin, por zyrtarizimi i tij erdhi vetëm sot.
“FC Feronikeli 74 njofton me kënaqësi rikthimin e trajnerit Granit Begolli në krye të ekipit tonë”, thuhet në komunikatën e klubit. Begolli, i cili më parë udhëhoqi skuadrën drejt inkuadrimit në Superligë, ndërsa ka udhëhequr edhe ekipet si Liria, Vushtrria, Suhareka, Vëllaznimi.
Në të njëjtën kohë, Feronikeli ka njoftuar edhe përforcimin e stafit teknik me trajnerin Arsim Tershani, i cili aktualisht është pjesë e Kombëtares U19 si trajner kondicional. Tershani ka qenë më herët pjesë e shtabeve teknike të klubeve si Llapi, Malisheva, Ballkani, Ferizaj dhe Arbëria.
Feronikeli po synon të ringjitet sërish në elitë, ndërsa nesër në javën e 14-të ka udhëtim të vështirë në Istog.