Java e 13-të e Ligës së Parë në futbollin e Kosovës nis sot me përballjen ndërmjet Tefik Çangës dhe Ramiz Sadikut. Ndeshja zhvillohet në Ferizaj dhe fillon në orën 13:00, përballje që do të transmetohet drejtpërdrejt.
Pjesa tjetër e ndeshjeve të kësaj jave zhvillohen nesër, e mërkurë 22 tetor, me derbin e madh të Prizrenit në fokus, ku Liria pret Vëllaznimin. Po ashtu, pritet një përballje e fortë edhe mes Vushtrrisë dhe Istogut.
Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe 2 Korrikut është shtyrë për një datë tjetër, për shkak të angazhimit të ekipit U19 të 2 Korrikut në UEFA Youth League, ku ata do të përballen me Hibernianin në Skoci.
