Teuta fiton me autogol dhe mbetet në garë për katërshen e parë

Teuta - Bylis 1-0

Teuta ka arritur një fitore të vlefshme për moralin dhe objektivat sezonalë, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Bylisit, në një ndeshje që pritej të përcaktonte se cila prej tyre do të afrohej me zonën e katërshes së parë.

Takimi i zhvilluar në Durrës u vendos nga një episod në pjesën e dytë, kur Abazaj devijoi në rrjetën e vet një goditje të Votlait, duke i dhënë vendasve avantazhin.
Në vazhdim, Uallison ishte pranë golit të barazimit për Bylisin, por tentativa e tij u ndal nga traversa.

Pjesa tjetër e ndeshjes u karakterizua nga shumë duele në mesfushë dhe pak raste të pastra për shënim. Në fund, durrsakët siguruan tre pikë të arta, që i mbajnë në garë me pretendentët për kreun e tabelës.

 Teuta – Bylis 1-0 Abazaj (aut) 62′

Abissnet Superiore - Java 6
Abissnet Superiore – Java 6